Tuesday, February 25, 2014

Channel Trailer

Klasa e letërsisë
Seri videosh me komente dhe analiza për fragmente, autorë dhe vepra të letërsisë shqiptare dhe të huaj, kryesisht fragmente që përmbahen në programin e Letërsisë në gjimnaz. Seria e komenteve dhe analizave shërben më së miri për të rifreskuar, përforcuar dhe përsëritur ato çfarë mësuat në klasë. Gjithashtu mund të shërbejë edhe si një burim alternativ shpjegimi për t'u thelluar më tej në studimin e fragmentit ose veprës letrare.

Wednesday, December 18, 2013

PANAIRI I LIBRIT

20 dhe 21 Dhjetor 2013, Ora 13:00
Në hollin e shkollës "Raqi Qirinxhi"
Stafi i Bibliotekës dhe Drejtoria e shkollës organizon të Premten dhe të Shtunën
PANAIRIN E LIBRIT
në kuadër të nismës "Nxënësi lexon".
Janë të gjithë të ftuar për ta pritur fundvitin me një dhuratë ndryshe, me një libër.

 
Organizatorë: Stafi i Bibliotekës, Drejtoria e shkollës
Arti grafik: Andrea Koroveshi